spot_img

Ja çfarë tha Benzema pasi e fitoi Topin e Artë

spot_img

Karim Benzema u shpall sot fituesi i “Topit të Artë” duke u ngjitur kështu në majën më të lartë të futbollit botëror me këtë çmim shumë të lakmuar individual. Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin, i cili në fjalimin e tij tregoi se ky kishte qenë objektivi që i kishte vënë vetes që fëmijë dhe e arriti në moshën 24-vjeçare.

bandicam 2022-10-17 22-06-28-050

“Jam shumë krenar. Më kujtohet kur isha një fëmijë, e gjithë puna e palodhur dhe për mua ishte një ëndërr si për çdo fëmijë, e kam pasur gjithmonë në mendjen time dhe kisha motivimin. Kam pasur modele të mira në jetën time, Zizu dhe Ronaldo. Ky është fryt i shumë pune, stërvitje, sforco…. por mbi të gjitha ishte ndjekja e një ëndrre që kisha në mendjen time që fëmijë. Gjithçka është e mundur, për mua ka qenë shumë e vështirë. Ia dola dhe nuk ishte e thjeshtë.

Ishte një periudhë që nuk isha në ekipin kombëtar për vazhdova të punoja me këtë ëndërr në mendje, të luaja futboll sa më mirë të ishte e mundur dhe të tentoja që të ndiqja këtë trofe. Jam krenar për trajektoren time. Është hera e parë që marr këtë trofe edhe jam i lumtur, por do të vazhdoj të punoj pa dyshim.

Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës si te Reali, ashtu edhe te kombëtarja e Francës. Trajnerit tim, presidentit tim të madh që për mua është një pjesëtar i familjes, pasi më dha një ditë mundësinë të luaja e firmosja për Madridin dhe që nga ajo ditë ka qenë në krahun tim, më ka mbështetur dhe ka besuar te unë. Ai ka të gjithë respektin tim. Dua të falënderoj të gjithë akademinë e Lionit, pa ata nuk do të isha këtu, si dhe familjen time. Ky është një çmim individual, por gjithmonë mbetet një çmim kolektiv”, tha ndër të terja Benzema në fjalimin e tij si fituesi i këtij edicioni ku më pas foli edhe për dy idhujt e tij që ishin në sallë.

“Ronaldo është idhulli im, nuk ka sulmues tjetër si ai, sipas mendimit tim. Ajo që ka bërë në fushë nuk është e mundur të bëhet përsëri, pasi është historia. Ai është sulmuesi i vetëm i cili nëse është në ekipin tim, më ul në stol pa i thënë asgjë, pasi është në një nivel që është i pamundur për t’u arritur. Ashtu si Zizu, që është gjithashtu këtu. Ai është një fenomen jo vetëm për mua, por për të gjithë sulmuesit”, theksoi futbollisti francez.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img