spot_img

Ja çfarë thotë Vuçiq për Hashimin Thaçin tani

spot_img

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se bisedimet me Kosovën duhet të rinisin pavarësisht akuzave për krime lufte të ngritura kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në një intervistë me ‘Politico’ në Bruksel, Vucic tha se është i gatshëm të takohet me Thaçin nëse udhëheqësit kosovarë do të zgjidhnin atë si pjesë të delegacionit të tyre për bisedime në të ardhmen, edhe pse thotë se nuk beson se ai do ta përfaqësoj këtë delegacion.

Lajmet për aktakuzën ndryshuan planet për bisedime mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy palëve, të udhëhequr nga Vucic dhe Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor.

Vucic, në Bruksel për takime me krerët e BE’së, tha se ai nuk do të komentojë vetë aktakuzën, por ai e bëri të qartë se dëshiron që një dialog i sponsorizuar nga BE’ja për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është ngecur për më shumë se një vit, të fillojë përsëri. BE’ja ka theksuar se synon të rifillojë dialogun muajin tjetër.

“Ne nuk duam të ndezim përplasje të mëtejshme politike ose fizike midis serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithashtu është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë,” tha Vucic kur u pyet për aktakuzën.

“Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin tonë të dialogut me këdo që pala shqiptare do të zgjedhë si përfaqësuesin e tyre. Duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cili do të ishte perspektiva e një rajoni të tërë”, tha Vucic.

I pyetur nëse do të takohej me Thaçin nëse do të ishte i përfshirë në bisedime, Vucic tha: “Nuk më takon mua. Unë gjithmonë mund të them se nuk do të flas me dikë që është i akuzuar për krime lufte, por nuk jam unë që do të zgjedh udhëheqjen shqiptare, varet nga njerëzit e tyre”, përfundoi ai

NGJARJE TË TJERA

spot_img