Kur bëhet fjalë për pastrimin, ka disa gjëra që na bëjnë nervozë. Një prej tyre janë njollat e bardha që lënë detergjentët tek veshjet me ngjyra.
Por me këtë truk, dimë si t’ju shpëtojmë nga ky shqetësim. Që veshjet të mos ju bëhen më me njolla të bardha, atëherë ndiqni këshillën tonë dhe shtoni pak piper të zi në lavatriçe.
Mjafton një lugë kafeje piper i zi dhe vendosini rrobat të lahen në programin e caktuar. Piperi gjithashtu forcon ngjyrat e veshjeve.
Përveç piperit të zi, mund të shtoni në lavariçe edhe një tabletë për lavastovilje.
Ekspertët e këshillojnë që të paktën njëherë në muaj të shtoni në lavatriçe një deri në dy tableta lavastoviljeje, të vendosni lavatriçen në 90 grada dhe të bëni një larje bosh. Kështu do të zgjasni jetën e lavatriçes.