spot_img

Ja kush është favoriti numër 1 për të fituar Ligën e Kampionëve

spot_img

Mundësia për të fituar Champions League varet nga shumë variabla. Duke u nisur logjikisht nga meritat që çdo skuadër mund të grumbullojë gjatë garës, ndikon edhe faktori i rastësisë dhe që ka të bëjë, për shembull, me vështirësinë e rrugës për në finalen e turneut, e cila përcaktohet nga ashpërsia e çifteve në eliminimet direkte.

Pas hedhjes së shortit për fazën e 16-të, të premten e kaluar, superkompjuteri i OPTA-s ka treguar se FC Barcelona është tashmë favorite, duke e renditur skuadrën Blaugrana të dytën e mundshme për të fituar titullin, përpara Arsenalit.

Përpara se të dinte rrugën që do t’i çonte nga 1/16 kundër Benficës deri në finalen e Munichut, Barça kishte vetëm 12.7% shanse për të ngritur trofeun, e cila tani është rritur në 15,4%.

Liverpooli mbetet favorit kryesor me 17.2%, ndonëse përballja e tyre me PSG-në në 1/16 e ka ulur ndjeshëm përqindjen e suksesit, pasi para barazimit të së premtes ishte 20.2%.

Inteligjenca artificiale e ka zbritur Arsenalin në vendin e tretë në renditjen e favoritëve, me 13.6% shanse për të fituar titullin e madh evropian.

Edhe pse ata përballen me një kundërshtar teorikisht të lehtë në raundin e 16-të, PSV Eindhoven, perspektiva e Real Madridit ose Atléticos në horizont në çerekfinale i ka zbutur pritshmëritë e tyre deri në 3.2% më pak se në vlerësimin e mëparshëm.

Shumë pranë klubit londinez është Interi, të cilit në këtë parashikim i jepen 12.7% të votave.

Kampioni aktual, Real Madrid , është favorit i pestë dhe, pavarësisht se ka një rrugë mjaft të vështirë, duke nisur nga përballja fqinje me Atléticon në 1/16, ka 11.6% shanse për të fituar të ‘16-tën’. Vlerësimi i tij i mëparshëm ishte 10.5%.

NGJARJE TË TJERA

spot_img