spot_img

“Ja njeriu që hartoi skemat e sulmeve kundër Rugovës”, zbardhen detajet e reja për Fatos Klosin dhe Shtabin e Rognerit

spot_img

Ish kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi edhe njëherë është rikthyer të flas për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Klosi ka thënë se më ideologjinë e Ibrahim Rugovës, Kosova nuk do te ishte çliruar asnjëherë.

Por ndaj deklaratave të Klosit ka reaguar profesori nga Shqipëria, doktor Enver Bytyçi.

Sipas Bytyçit, Fatos Klosi ishte arkitekti i sulmeve kundër Ibrahim Rugovës në vitin 1999/0

“Nuk është hera e parë që ish-shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi, hedh baltë kundër liderit politik më të madh të të gjitha kohërave të Kosovës, Doktor Ibrahim Rugovës. Ai ishte në pranverën e vitit 1999 arkitekti i sulmeve kundër Ibrahim Rugovës. Së bashku me Rexhep Qosjen, Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Paskal Milon, Jakup Krasniqin e disa të tjera figura Klosi ka përpunuar çdo natë asokohe skemat e sulmeve kundër Rugovës. Rezidenca e hartimit të këtyre skemave ishte Vila 31, ajo që dikur shërbente si vila e diktatorit Hoxha. Gjithkush në Tiranë që merrej në ata muaj me medien e di se çfarë kurthesh anti-Rugovë ngjizeshin në Vilën e turpit me numër 31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ajo vilë gjatë ditës ishte gati e heshtur, por e mbrojtur nga policia me uniformë dhe policia sekrete e Klosit. Ndërsa natën priste e përcillte emisarë të shumtë, më i preferuari i të cilëve ishte Fatos Klosi, si arkitekt i luftës politike për përçarjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Enver Bytyçi

Sipas tij, Fatos Klosi kishte rolin e koordinatorit të luftës guerile kundër vlerave kombëtare të luftës së UÇK-së.

“E vërteta është se vila 31 e ish-diktatorit shërbeu si qendër e konspiracionit kundër Ibrahim Rugovës në muajt prill-maj e deri nga mesi i qershorit 1999. Më parë ishte ROGNER-i qendra e këtij konspiracioni. Por si në vilë edhe në ROGNER Fatos Klosi kishte rolin e koordinatorit të luftë guerile kundër vlerave kombëtare të luftës së UÇK-së. Në të dy rastet qëllimi ishte ideologjizimi i kësaj lufte, manipulimi i saj, marrja e drejtimit të luftës dhe të pushtetit nga eksponentët enveristë si Rexhep Qosja, Xhavit Haliti e të tjerë. Historia do të dëshmojë se përpjekje të tilla e kanë dobësuar rezistencën e shqiptarëve në Kosovë”, thekson ai.

Bytyçi shprehet se në pak vite Rugova e bindi botën e lirë se viktimë në përplasjen midis shqiptarëve e serbëve nuk ishin këta të fundit, por ishin pikërisht shqiptarët.

“Sa i përket deklarimeve të sotme të Klosit ndaj Rugovës, kjo nuk më çudit edhe nëse ai nuk do të ishte i vetëshpallur si armik i tij. Nuk më çudit fakti se Fatos Klosi dhe të tjerë si ai nuk njohin dialektikën e zhvillimit të ngjarjeve dhe etapave historike në Kosovë. Sipas kësaj dialektike rezistenca paqësore ishte preludi, parathënia, etapa përgatitore e rezistencës së armatosur. Gjithkush e di, përveç Klosit dhe miqve të tij në Prishtinë, se me rezistencën paqësore të tij Ibrahim Rugova realizoi disa objektiva anti-serbe. Ai përmbysi raportin e imazhit të Kosovës te perëndimorët. E proklamoi Kosovën si viktimë të Serbisë, ndërkohë që e gjithë literatura politike, historike, sociologjike, madje dhe letrare e Serbisë në mbi 100 vite i kishte proklamuar serbët si viktimë të shqiptarëve. Në pak vite Rugova e bindi botën e lirë se viktimë në përplasjen midis shqiptarëve e serbëve nuk ishin këta të fundit, por ishin pikërisht shqiptarët”.

Bytyçi shton se Hashim Thaçi i përçau shqiptarët në funksion të idesë dhe projektit serb të ndarjes së Kosovës.

“Ibrahim Rugova ishte refuzues i pashembullt. As vetë lufta çlirimtare, nëse u referohemi qëndrimeve të sotme të ish-udhëheqësve të UÇK-së, nuk ishte refuzuese e regjimit dhe sundimit serb në Kosovë sa rezistenca paqësore e Rugovës. Të bindje të gjithë shqiptarët të mos bëhen pjesë e farsave elektorale serbe të Milosheviçit ishte punë që mund ta bënte vetëm një udhëheqës i madh e lider i pakompromis si Ibrahim Rugova. Shini sot. Hashim Thaçi i përçau shqiptarët në funksion të idesë dhe projektit serb të ndarjes së Kosovës. Edhe 100 vite ta drejtonte Rugova Kosovën nuk do të arrinte në këtë nivel lidershipi si Hashim Thaçi e Edi Rama”, deklaron më tej Bytyçi.

Sipas profesor Bytyçit, kjo edhe është arsyeja pse Fatos Klosi i rikthehet platformës politike të Ibrahim Rugovës.

“Ai dhe miqtë e tij në Tiranë e në Prishtinë nuk mund ta durojnë madhështinë e filozofisë politike të ish-presidentit historik të Kosovës, Doktor Ibrahim Rugova. Ata tmerrohen nga mbështetja e fuqishme e shqiptarëve ndaj tij. U duket vetja si miza para forcës së arsyes dhe logjikës së tij, para këmbënguljes dhe vendosmërisë që ai kishte. Vërtet ai u pozicionua për lëvizjen paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Por çfarë do të ndodhte me Kosovën, nëse ai në fillim të viteve 1990 do të mobilizonte shqiptarët për luftë? Sot nuk do të kishte as Kosovë, as shqiptarë në Kosovë, sepse bota ende besonte se “shqiptarët i dhunojnë serbët”! Këto i kupton edhe Fatos Klosi, por ashtu si Rama që sot bën të fortin për ta shkatërruar mëvetësinë dhe shtetësinë e Kosovës, duket se edhe Fatos Klosi është i pikëlluar që Rugova nuk ra në kurthin e luftës kundër Serbisë, gjë që do të çonte në zhdukjen e Kosovës si element shtetformues”, nënvizon Bytyçi.

“Sado të përpiqet Edi Rama dhe shërbëtori i tij besnik, Fatos Klosi, sado të shkruaj libra Hashim Thaçi për ta përbaltur Ibrahim Rugovën, ata kurrë nuk do të munden ta përbaltin veprën dhe emrin e tij. Edhe sikur këtyre mostrave t’u bashkohen edhe fëmijët e Rugovës, prapë se prapë Rugova do të mbetet Rugovë, i pakontestueshëm, i pastër politikisht, intelektualisht, moralisht dhe si lider homogjenizues i Kosovës, i shqiptarëve dhe i kombit shqiptar! Unë nuk shqetësohem aspak nga përpjekje të tilla, si këto të Fatos Klosit, për denigrimin e figurës së Ibrahim Rugovës. Madje kjo dëshmon se kundërshtarët e tij janë në krizë identiteti e për pasojë bëjnë çmos që të ulin malet për t’u dukur se ekzistojnë. Do vijë një ditë kur njerëz si Fatos Klosi nuk do të jenë më as fizikisht as si shpirt dhe si frymë! Derisa të vijë ajo ditë do t’i kemi nëpër këmbë si zorrë”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img