Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi tanimë ka gjetur rahatinë tek klubi spanjoll, Mallorca.
Muriqi u transferua nga Lazio për 10 milionë euro, ku 4 milionë e 300 mijë euro i takojnë atij në sezon.
Mediumi spanjoll, “UltimaHora” e ka kalkuluar pagën e Muriqit të kthyer në neto, që është e barabartë me 2 milionë e 187 euro që i dalin kosovarit në konto.
Sipas kësaj përllogaritje bomberi ynë në Mallorca fiton 182 mijë euro në muaj, 41 mijë e 900 euro në javë, 5990 euro në ditë e 249 euro në orë.