spot_img

Ja si ishin rrahur brutalisht ata që votuan Presidentin Rugova

spot_img

Ish truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka kujtuar kohën e zgjedhjeve të para parlamentare më 24 maj 1992.

Merovci shkruan se në këto zgjedhje si vëzhgues ishte edhe senatori flaman në parlamentin e Belgjikës Vili Kuipers. Ai thotë se Kuipers ishte përkrahës i fortë i Presidentit Rugova.

I njëjti ka ndërruar jetë rreth dy ditë më parë sic njofton Merovci në këtë postim.

Ish truproja i Presidentit Rugova thotë se më 26 maj 1992 Kuipers bashkë me veprimtarin Musa Rexhaj ishin ndaluar në punktin policor të Leshanit pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe ishin pyetur se për keni votuar. Musa Rexhaj bashkë me veprimtarin Nimon Alimusaj ishin përgjigjur se kanë votuar për Presidentin Rugova dhe më pas ishin trajtuar brutalisht nga policia serbe.

Postimi i plotë:

Kujtesë institucionale!

Postim me shkas!

Në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale më 24 maj 1992 në mesin e vëzhguesve të huaj kishte ardhur edhe senatori flaman në parlamentin e Belgjikës z. Vili KUIPERS. Ai ishte mik i ngushtë dhe përkrahës i fortë i Presidentit RUGOVA.

Ambasadori ynë në Senegal z. Ramadan Gashi më njoftoi se z. Vili KUIPERS, sot paska ndërrue jetë! Z. KUIPERS u prehtë në paqe, e ne le të jemi përjetësisht mirënjohës për figurën dhe kontributin e tij për Kosovën.

Foto1: Takimi RUGOVA-KUIPERS, Prishtinë, 25 maj 1992

Foto2: z. KUIPERS me veprimtarin Musa Rexhaj, 26 maj 1992 i cili ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur ishte pyetur për kë keni votuar dhe ai së bashku me veprimtarin Nimon ALIMUSAJ, ishin përgjigjur: “Dihet, për RUGOVËN”, me këtë rast ata të dy ishin trajtuar brutalisht nga policia serbe.

CopyRight©Adnan MEROVCI

https://www.facebook.com/adnan.merovci/posts/3632441553465968

NGJARJE TË TJERA

spot_img