spot_img

Januzi i Llapit ‘Ylli i Javës’ në Albi Mall Superliga

spot_img

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e gjashtë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Llapi, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enes Shosholli, Bujar Guta dhe Avni Shala.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë t’i takojë Januzit, i cili për 78 minuta ishte lojtari kyç i Llapit. Ahmed Januzi shënoi golin e vetëm në ndeshje, duke i mundësuar ekipin e tij, KF Llapi, të arkëtojë pikë të plota në ndeshjen në transfertë kundër FC Ferizaj me rezultat (0:1).

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ndeshja me Ferizajn ishte një ndeshje shumë e vështirë për shumë arsye. Ferizaj është një kundërshtar që u bën probleme ekipeve, por është e rëndësishme që, në synimin tonë, e arritëm duke marrë pikët e plota. Kjo besoj që na jep vazhdimësi për ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojmë në Podujevë. Është gjithmonë kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros, por kjo nuk është meritë vetëm e imja, është e klubit dhe e bashkëlojtarëve, me të cilët është e rëndësishme që funksionojmë si grup. Atmosfera në ekipin tonë ishte shumë e mirë, synimi ynë është titulli kampion dhe do të bëjmë më të mirën ndeshje pas ndeshjeje,” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img