Ai shtoi se pagat janë ndalë vetëm për mësimdhënësit që ishin në grevë, por jo edhe për grevistët e fushave tjera.
“Nuk kemi paralajmëruar grevë, kemi shpreh frikën se mbase edhe mund të ndodh nëse anëtarësia e SBASHK-ut kërkon. Urojmë që sot e nesër qeveria të bëjë procesimin e pagave dhe të kemi një situatë të qetë, SBASHK-u do të angazhohet dhe do të përdorë të gjitha rrugët ligjore me mbrojt të drejtën e vetë. Pagat janë ndalë vetëm për sektorin e arsimit. Do ta thërrasim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe ju mbetet që ata ta thonë fjalën e vetë dhe ta pëcjellin zërin e anëtarësisë”, tha Jasharaj për Express.
“Ne urojmë që sot ose nesër të bëhet procedimi i pagave dhe do të shohim do të përgatitemi”, tha ai.
Kujtojmë se mësimi ka nisur një muaj me vonesë, në këtë situatë opozita po bën thirrje që mësimdhënësit të mos mbeten pa pagat e shtatorit. Në mesin e personave që kërkojnë ekzekutimin e pagave ka edhe deputetë të partisë në pushtet.