spot_img

Java e fundit e stinorit vjeshtor në Superligë, sot luhen tri ndeshje interesante

spot_img

Sot do të nis java e 18-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Për ditën e sotme në progam për t’u zhvilluar tri ndeshje.

Drita, që xhiron e kaluar triumfoi në derbin ndaj Gjilanit, do të jetë nikoqire e Malishevës, që vije pas fitores ndaj Lirisë.

“Intelektualët” janë të dytit në tabelë me 31 pikë, kurse malishevasit kanë 26 pikë dhe renditen dy pozita më poshtë.

Një ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Gjilanit, që do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”.

Të dy skuadrat hyjnë në këtë ndeshje pas humbjeve xhiron e kaluar. Klinasit pësuan ndaj Feronikelit ’74, kurse gjilanasit humbën në derbin ndaj Dritës.

Dukagjini është i gjashti në tabelë me 21 pikë, katër më shumë se Gjilani që renditet i teti.

Përballja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, mes Fushë Kosovës dhe Feronikelit ’74.

“Nikli” synon fitoren e dytë rresht pas asaj ndaj Dukagjinit, teksa Fushë Kosova nuk di për fitore që nga muaji i kaluar, duke regjistruar katër humbje rresht në kampionat.

Skuadra nga Drenasi është e shtata në tabelë me 18 pikë, kurse “Pampurat” ndodhen në pozitën e parafundit (9) me 10 pikë.

Të tri ndeshjet janë të parapara të nisin në ora 13:00.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img