Xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot me dy ndeshje, që pritet të jenë mjaft interesante.
Llapi do të jetë nikoqir i Lirisë, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, me fillim prej orës 15:00.
Llapjanët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Ballkani, teksa janë në pozitën e tretë me 16 pikë të grumbulluara.
Ndërkaq, prizrenasit nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar një barazim e tri humbje radhazi.
Liria është në pozitën e parafundit (9) me vetëm gjashtë pikë.
Ndeshja tjetër dhe e fundit për këtë të xhiro do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Ballkanit, me fillim prej orës 20:00.
Prishtinasit nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar një humbje e katër barazime.
Prishtina është e pesta në tabelë me 11 pikë.
Në anën tjetër, therandasit janë në formë të lartë dhe lider në tabelë me 19 pikë.
Kampioni në fuqi i Kosovës udhëton drejt Prishtinës pas katër fitoreve radhazi.