Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e tretë e ‘Albi Mall Superligës’ së Kosovës në futboll.
Prishtina në kampin nacional në Hajvali do ta pres skuadrën e pamposhtur Malishevën, ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17.00. Prishtina pas dy xhirove ka grumbulluar 4 pikë, kurse Malisheva pikët maksimale.
Po nga ora 17.00 të shtunën, Feronikeli 74 në Drenas e pret skuadrën e Gjilanit, skuadra nga Anamorava tashmë e ka marrë vetën pasi i ka gjetur sponsorët. Ndërkohë për Feronikelin 74, kjo është ndeshja e parë që e zhvillon në stadiumin e tij. Përndryshe Feronikeli në dy xhirot e para ka pësuar 2 humbje. Kurse Gjilani e ka zhvilluar vetëm një takim me Prishtinën, ndeshje e cila përfundoi pa fitues.
Te dielën zhvillohen edhe dy takime tjera, të cilat po ashtu luhen nga ora 17.00.
Pasi stadium i tyre nuk i plotëson kushtet për ndeshje futbolli, Fushë Kosova si vendas do të luaj në Lipjan.
Në stadiumin ‘Sami Kelmendi’, skuadra e drejtuar nga Burim Shala, do të takohet me skuadrën shumë përforcuar Llapin.
Aktualisht Fushë Kosova, ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri me tani dhe ka pësuar humbje 6:1 nga Malisheva.
Në sfidën tjetër Dukagjini takohet me Lirinë, të dyja skuadrat në dy xhirot e para nuk kanë arritur të marrin fitore dhe do të mundohen që ti arkëtojnë pikët e plota.
Kujtojmë që ndeshja derbi Drita – Ballkani është shtyrë përshak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat evropiane./Atvlive.tv