Vjen paralajmërimi nga ASHNA, javën e ardhshme temperaturat deri në 40 gradë
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA, ka paralajmëruar se javën e ardhshme në Kosovë, temperaturat maksimale në Kosovë mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius.
“Temperaturat maksimale do të sillen nga 33°C – 38°C, madje ekstremet maksimale lokalisht mund të shënojnë edhe 40°C”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
VALA E TË NXEHTIT AFRIKAN, PREZENTE EDHE JAVËN E ARDHSHME
Vala e të nxehtit që ka përfshirë rajonin tonë, e ndikuar nga masat ajrore afrikane, do të mbretëroj edhe javën e ardhshme. Moti do të përshkohet me vranësira të pakta, erëra kryesisht të lehta herë pas here të rrëmbyeshme nga drejtime të ndryshme, ndërsa temperaturat minimale për herë të parë deri më tani këtë vit do të ulen deri mbi 20°C, kur edhe do të regjistrojmë netët e para tropikale.
Temperaturat maksimale do të sillen nga 33°C – 38°C, madje ekstremet maksimale lokalisht mund të shënojnë edhe 40°C.