Rrallë herë ka ndodhur që sezoni i verës të fillojë kësisoj siç nisi këtë vit.
Jemi mësuar që në çdo verë t’i shohim plazhet e Ulqinit përplot me njerëz, më së shumti me të ri.
Por jo edhe këtë vit. Ulqini duket se s’po vizitohet më nga askush, e plazhet janë tërësisht të braktisura.
Nga shumë fotografi të dërguara në Indeksonline shihet qartë se njerëzit nuk po i vizitojnë më plazhet në Ulqin.
Një nga vendimet e kësaj ane ishte që çdokush që futet në Ulqin të testohet për COVID-19, një testim 50 euro, gjë që do të ndikonte në xhepin e secilit.
Por siç duket as në vikende e as në ditë të rregullta, këto plazhe më s’po mbushen nga vizitorët./Indeksonline/