Roman Abramovich u largua nga Anglia vitin e shkuar, vetëm një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Lufta mes dy vendeve, bëri që Mbretëria e Bashkuar të vendoste sanksione për Rusinë dhe në këtë mënyrë, ai u detyrua që të shiste aksionet e Chelsea te biznesmeni amerikan Tod Boehli.
Pasi shiti aksionet, jeta e Abramoviç ka ndryshuar. Miliarderi rus nuk po merret më me botën e sportit dhe duket se po shijon për momentin një jetë të qetë. Ai është zhvendosur larg Anglisë dhe larg Rusisë, teksa aktualisht po jeton në Stamboll.
“Daily Mirror” raporton se Abramoviç jeton në një rezidencë me qira, aty ku edhe paguan 40 mijë paund në muaj. Vlera e rezidencës luksoze ku Abramoviç jeton, kap vlerën e 20 milionë paundëve.