spot_img

Jo vetëm Benfica, nga shitja e Fernandezit fiton edhe River Plate

spot_img

Transferimi i Enzo Fernandezit te Chelsea nuk e ka lumturuar vetëm Benficën, por edhe klubin argjentinas River Plate. “Blutë”

vendosën rekord në transferimet e futbollit anglez, duke nënshkruar me mesfushorin argjentinas për 121 milionë euro.

Vetëm shtatë muaj më parë Benfica për transferimin e Fernadezit pagoi vetëm 10 milionë euro.

Megjithatë, transferimi përfshinte një klauzolë prej 25 për qind të shitjes së radhës të mesfushorit 22-vjeçar.

Kështu River Plate, pa marrë pjesë në transferimin e fundit, fitoi 30 milionë euro të tjera nga kalimi i Fernandezit në Londër dhe në total fitoi 40 milionë në llogari të tij.
Sa i përket Benficës, nga 121 milionë, gjigantët portugez kanë ende 91 milionë, dhe duke llogaritur paratë e investuara për ardhjen e Fernandezit nga Buenos Aires, kanë realizuar një fitim neto prej 81 milionë eurosh.

Fernandez shënoi katër gola dhe regjistroi gjashtë asistime për Benficën këtë sezon, por shkëlqeu në Kupën e Botës ku u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img