Gold AG ka paralajmëruar diçka të re për fansat e tij.
Reperi Gold AG këto ditë ka pushuar në bregdetin turk, bashkë me bashkëshorten e tij, Ermira Shkodra, shkruan lajmi.net.
Artisti i shijoi në maksimum pushimet pranë bashkëshortes, ndërsa të shumta ishin fotografitë që i solli nga atje.
Menjëherë pasi është kthyer nga pushimet, reperi është drejtuar në studio muzikore, për të punuar për këngët e reja.
Ai njofton fansat se nuk po sjell vetëm një projekt, por më shumë dhe ato do të vijnë gjatë këtyre tre muajve.
“Keni çka me pritë në Shtator , Tetor e sidomos në Nëntor 🔥”, ka shkruar Goldi sipër fotografisë që e ndau me ndjekësit.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gold AG është “Prishtina”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin dhe numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.