Të gjithëve na ra në sy mungesa e lojtarëve nga Superiore në listën e publikuar nag Sylvinho. Ndryshe nga Europiani i parë ky kuqezinjtë ishin pjesë, këtë herë në Gjermani nuk do të ketë asnjë futbollist nga kampionati shqiptarë.
Në Euro 2016 në Francë, Gianni di Biasi mori me vete Alban Hoxhën dhe Orges Shehin, të dy portierët luanin në Superiore. I pari me Partizanin dhe i dyti me Skënderbeun e “artë”. Këtë herë fatkeqësisht asnjë futbollist i Superiores nuk i aka mbushur mendjen Sylvinhos për t’i dërguar një ftesë.
Por kombëtarja shqiptare nuk është e vetmja skuadër që nuk ka lojtarë nga kampionati vendas. Në tjetër Kombëtare do të jetë protagoniste ne Euro 2024 pa asnjë lojtar nga kampionati vendas.
Bëheet fjalë për Danimarkën, e cila ndodhet në gurpin C. Trajneri i danezve nuk ka grumbulluar asnjë lojtar nga kampionati vendas, teksa në Euro 2024 do të sfidohet me Slloveninë, Anglinë dhe Serbinë.