Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Yaya Toure ka qenë së fundmi pjesë e një skandali. Ai është përjashtuar nga një ndeshje bamirësie, pasi tentoi të sillte disa prostituta për shokët e tij të skuadrës.
Toure ishte përfshirë në listën e organizatorëve për turneun e bamirësisë, “Soccer Aid for Unicef”, por më pas është hequr për shkak të një episodi të pakëndshëm.
“The Sun” shkruan se mesfushori nga Bregu i Fildishtë kishte propozuar në grupin e Whatsapp-it, lojtarëve që të siguronte 19 prostituta për shokët e tij të skuadrës.
Më pas, po në këtë grup ai kishte postuar një video pornografike.
Kjo situatë nuk i kishte pëlqyer shumë kolegëve të tij, ndaj ata i kishin kërkuar organizatorëve të hiqnin emrin e Toure nga lista dhe kështu kishte ndodhur. Mesfushori e sheh veten jashtë!