Julian Nagelsmann pritet që të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germainit.
Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, Nagelsmann është i interesuar për postin e trajnerit te kampionët e Francës, transmeton Gazeta Express.
Pas diskutimeve fillestare, të dyja palët duken të interesuara për të gjetur një marrëveshje.
Nagelsmann është i hapur për të kaluar në kryeqytetin francez dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, thuhet mund të parashikojë të punojë me ish-trajnerin e Bayern Munichit dhe RB Leipzigut.
Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshjes mes 35-vjeçarit dhe parisienëve dhe asgjë të nënshkruar.
Mes palëve pritet të bëhen edhe disa raunde tjera bisedimesh.