Gjithmonë e kuruar si një modele që duhet të jetë model për ndjekëset e saj.
Redona Koçi në jetën private është duke shijuar dashurinë, ndërsa, përveç profesionit të fotomodeles, një ditë mund ta shohin në botën e televizionit si prezantuese e rubrikës së motit apo një formati mode.
Për “Panorama Plus”, ajo rrëfen disa të vërteta të jetës jashtë “Instagram”-it.
E ke menduar ndonjëherë të mos postosh kaq nxehtë?
Kam postuar edhe poza jo hot dhe po të shihni në “Instagram”, kam dhe foto të tjera në mënyra të ndryshme. Fotot hot m’i kërkon puna shumicën e kohës.
Në konkurrencë me vajzat e tjera të njohura, ç’mendon se të bën të pakonkurrueshme?
Jam unike në llojin tim, si gjithsecila.
Vazhdon të jesh e dashuruar dhe ç’mund të zbulosh për lidhjen tënde?
Vazhdoj të jem tepër e dashuruar dhe shpresoj që kjo dashuri të zgjasë sa më shumë.
Në televizion, cilin program do të drejtoje me gjithë qejf?
Ndoshta një emision për modën ose të prezantoja motin.