Juventus ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin e Khephren Thuram nga Nice. Pas Douglas Luiz, bardhezinjtë kanë avancuar në fazat finale për mesfushorin francez teksa oferta zyrtare është pranuar nga Nice.
‘Zonja’ ofroi 20 milionë euro fikse dhe 5 të tjera në formë bonusesh në një paketë totale prej 25 milionë euro për klubin francez. Kushtet personale me lojtarin janë dakordësuar prej ditësh dhe mbeten vetëm shkëmbimi i dokumentave përpara se të vijë zyrtarizimi.
Luiz dhe Thuram do të jetë dyshja e re e mesfushës së Thiago Mottas teksa Rabiot e McKennie do të largohen, me të parin që tashmë i ka skaduar kontrata.