Duke i dëshiruar mirëseardhje Veselit, kryetari i Fushë Kosovës Burim Berisha e informoi atë për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës e sidomos për sfidat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë të pandemisë botërorë COVID 19.
Kryetari Berisha tha se komunat janë të parat që po ndeshen dhe po ballafaqohen direkt me vështirësitë andaj është mëse e nevojshme përkrahja dhe mbështetja e institucioneve qendrore gjë që ka munguar deri më tash.
Gjendja në komunën tonë në aspektin e sigurisë është e mirë dhe stabile. Gjatë kësaj kohe janë marrë shumë masa në shëndetësi, në dezinfektim të hyrjeve të blloqeve të banimit, rrugëve, parqeve, në furnizim të familjeve në nevojë me miell, pako ushqimore dhe higjenike. Po vazhdohet edhe me realizimin e disa projekteve në infrastrukturë dhe zhvillim.
Veseli përgëzoi kryetarin Berisha për punën dhe angazhimin që po bënë në shërbim të qytetarëve. Edhe në këtë takim të dy bashkë biseduesit dhanë edhe një apel për qytetarët:
Ne besojmë në JU, ju ditët të tregoni pjekuri e vetëdije të lartë qytetare përgjatë gjithë këtyre ditëve, kanë mbetur edhe ca ditë, mos ta rrezikojmë askënd, mos dilni nga shtëpitë tuaja.