Kafshimi i thonjve tuaj zbulon se çfarë njeriu jeni

Kafshimi i thonjve zakonisht fillon në fëmijëri. Shumë njerëz që e kanë pasur këtë zakon kur kanë qenë fëmijë e kanë hequr, por ka dhe disa nga ata të tjerë që ky zakon bëhet i përhershëm dhe mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u hequr. Shumica prej nesh është rritur duke menduar se kafshimi i thonjve ishte një zakon i keq që duhet ta heqim. Por rezulton se kjo sjellje e përsëritur mund të zbulojë disa fakte interesante për ju, dhe nuk ka të bëjë vetëm me nivelin tuaj të stresit.

1. Ju mund të jeni një perfeksionist.

Sipas një studimi, shumica e atyre që kafshojnë thonjtë janë mbivlerësues. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma e tyre jo. Njerëzit që kafshojnë thonjtë dolën se ishin personalitete të tipit A, të cilët tentojnë të punojnë shumë me veten e tyre.

2. Ju jeni më të zgjuar se sa mendoni.

Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi dhe nuk kryejnë detyrat e tyre me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz kanë tendencë të kafshojnë thonjtë e tyre gjatë momenteve kur janë mjaft të përqëndruar për zgjidhjen e një problem.

3. Ju mund të jeni të paduruar.

Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Ky zakon është i dukshëm kur ju përpiqeni ta mbani veten të zënë kur jeni të mërzitur ose kur prisni përreth.

4. Ju nuk jeni të kënaqur me veten tuaj.

Të kafshosh thonjtë mund të jetë një zakon nervoz që përkohësisht i bën njerëzit të ndihen më mirë. Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh presin shumë nga vetja e tyre dhe shpesh herë mund të ndihen të zhgënjyer apo të turpëruar me veten kur nuk i arrijnë gjërat që duan.

5. Mund të ketë lidhje me një çështje psikologjike.

Kafshimi i thonjve mund të jetë i lidhur me çrregullime obsesive-kompulsive, kur njerëzit ndiejnë dëshirën për të bërë diçka pa pushim, si për shembull, kafshimi i thonjve. Sidoqoftë, jo të gjithë me këto gjendje mendore kafshojnë thonjtë e tyre. /tvklan.al

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -