spot_img

Kamberi në RTS: “Nëse Kosova është Serbi”, a mundet Vuçiqi të shkojë atje pa lejen e tyre?

spot_img

Bartësi i listës “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, ka thënë sonte se qëllimi i kësaj liste është që një apo dy deputetë, varësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, të “ngrenë zërin” në Kuvendin e Serbisë dhe të vënë në dukje diskriminimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

“Nëse parimi kushtetues është që shërbimet publike, institucionet shtetërore, madje edhe policia, duhet të pasqyrojnë strukturën e popullsisë në një komunë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunat multietnike, dhe situata në terren është krejtësisht ndryshe, atëherë shkelet e drejta themelore e pakicës për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes në institucionet e rëndësishme, të cilat vendosin për të drejtat e tyre”, tha Kamberi për radiotelevizionin serb, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka deklaruar se diskriminimi praktikohet edhe në të drejtën e punësimit, sepse për 15 vjet nuk njihen diplomat nga Kosova, edhe pse për atë çështje ka tri marrëveshje, prandaj të rinjtë tha se po largohen nga ato rajone.

Sipas tij, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë komunat me të ardhura më të ulëta, me shkallë më të lartë të papunësisë dhe pa investime konkrete në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ai problem i natyrës ekonomike është një problem i madh për të gjithë të rinjtë që ikin prej andej”, shtoi Kamberi.

I pyetur nëse ka mundur të bëhet koalicion me listën “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e cila do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare, ai tha se ka pasur tentativa, por nuk kanë arritur marrëveshje.

“Ka dallime politike, sepse atje (në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë) ka një numër të madh të partive në një zonë të vogël. Faktori i pushtetit lokal ndonjëherë është vendimtar, duke qenë se zgjedhjet lokale do të mbahen së shpejti, në pranverë”, ka thënë Kamberi.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ata e mbështesin atë proces dhe se është në interes të të dyja palëve dhe të gjithë rajonit që të arrihet ajo marrëveshje sa më shpejt që “si Serbia edhe Kosova të hyjnë në BE”.

Ai ka vlerësuar se opinioni në Serbi është i “bombarduar” me deklarata të rrejshme se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është “përbindësh dhe terrorist”, duke theksuar se me atë njeri duhet të arrihet një marrëveshje për të ardhmen e komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy kombeve.

Për komentin se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë përbërëse e Serbisë, Kamberi pyeti “A është?”.

“Nëse është, a mund të shkojë presidenti i Serbisë në Kosovë pa miratimin e autoriteteve në Kosovë? A mundet kryeministri të shkelë në Kosovë pa lejen e autoriteteve në Kosovë? Kë po e gënjejmë?”, tha Kamberi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img