spot_img

Kameramani qe filmoi masakrën e Krushës akuzon Lul Bashën: Fshehu provat! Erdhi me helikopter të merrte filmimet

spot_img

Milaim Bellanica, dëshmitari dhe personi që filmoi masakrën e Krushës së Madhe, thotë se është befasuar nga qëndrimi i Lulzim Bashës, i cili mohoi të kishte bashkëpunuar me të.

Sipas Gazeta shqip Bellanica deklaroi pak ditë më parë se kasetën me 45 minuta xhirime nga Masakra e Krushës ia kishtë dhënë Lulzim Bashës, por ky i fundit e mohoi gjatë një interviste televizive.

Duke u bazuar te intervista e zhvilluar nga gazetarja e Top Channel, Bellanica ka thënë se Lulzim Basha kishte shkuar me helikopter në Kukës që të merrte filmimet, të cilat më pas u zhduken.

Bellanica është shprehur se:

“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”
Ai tregon se në gusht të vitit 2002 ishte paraqitur tek selia e PD-së në Tiranë, ku e kishte takuar Bashën në cilësinë e anëtarit të partisë.

Ky i fundit shtoi se:

“Atë ditë më ka thanë nuk shkon gjatë eventualisht një muaj të kthehet ajo sepse duhet të shkoj në Holandë të takohem më prokurorin e gjyqit të Hagës, mirëpo shkuan 8 vite, 18 vite pa i kthyer xhirimet, pa më thanë as një fjalë, tash e ka pas zorin e po reagon po thotë Milaim Bellanica është gënjeshtar. Lulzim Basha po del që po i përkrah forcat serbe”.
Në mungesë të bashkëpunimit ai i ishte drejtuar prokurorisë, më saktësisht kryeprokurorit, Arben Rakipit.

“Arben Rakipi më ka thënë që nuk mundem me të ndihmua asgjë, këtë aspekt nuk mundemi, e tash po del që edhe ai ka qenë bashkëpunëtor i Lulzim Bashës. Unë kam kërkuar me i realizu premtimet që i kanë pas ndaj meje”, tha ai.

Madje, ai pretendon se me Bashën kishte një marrëveshje të nënshkruar që në prill të 99-ës, përmes së cilës kishte pranuar dhënien e dëshmive në këmbim të mundësisë së largimit nga Shqipëria për në perëndim, gjë e cila nuk kishte ndodhur.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img