spot_img

Kampionati ballkanik/ Kosova arrinë fitoren e dytë

spot_img

Në konkurencën e vajzave, të shtunën Kosova U20 e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.

Dyshja jonë Laura Zeneli e Agnesa Koxha, shënoi fitore ndaj Rumanisë 2, me rezultat 2:1 në sete 25:23; 21:23; 15:13.

Çifti kosovar e fitoi setin e parë me rezultat 25:23, në një rivalitet të jashtëzakonshëm dhe me një set maratonik.

Rumunet arrijnë të rikthehen në setin e dytë duke e fituar 23:21, e ku prapë nuk mjaftoi kuota e 21 pikëve për ta përcaktuar fituesin.

Në setin e tretë “Dardanet” e konfirmuan epërsinë e tyre në cilësi, duke e fituar edhe këtë periudhë, me shifrat 15:13 dhe duke regjistruar fitoren e dytë në kampionatin ballkanik.

Me këtë ndeshje, Kosova në konkurencën e vajzave e mbyllur fazën e grupeve në BVA Kampionatin Ballkanik U20 në beach volley.

Falë fitores së arritur të shtunën ndaj Shqipërisë, dhe kësaj të shtunën, vashat tona mbesin në garë për medalje.

Dy ndeshjet e rradhës Kosova do ti zhvillojë të dielën, kur edhe do të jetë dita finale e kësaj gare.

BVA Kampionati Ballkanik i grupmoshës U20 në beach volley, do të vazhdojë garat edhe nesër, ku pritet të mbyllet me finalet e planifikuara në orën 16:00 te djemtë dhe 17:00 te vajzat.

Kjo garë po organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në qytetin e Pogradecit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img