Java e 24-të e Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super ndeshje.
Kampioni në fuqi dhe lideri, FC Ballkani sot e pret kandidtain tjetër për titull, Drita, e cila e përcjellë këmba këmbes në renditje, shkruan Albanian News.
Përveç këtij takimi edhe takimi tjetër I
ditës, Gjilani dhe Prishtina është imteresant
Ballkani është vetëm dy pikë para në tabelë dhe kjo ndeshje do të thotë shumë për dy skuadrat.
Në dy përballjet e para të këtij edicioni, bilanc më të mirë ka Drita me një fitore 0:2 dhe barazim në Gjilan 2:2.
Ky super derbi do të gjykohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Genc Nuza së bashku me asistentët e tij Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, derisa në VAR do të jenë Erdal Zasella dhe Kastriot Peci.
Përballje e zjarrtë për Evropën zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës.
Vendasit janë në pozitën e tretë me shtatë pikë më shumë se Prishtina dhe pritet një duel tejet interesant.
Si për gjilanasit ashtu edhe për skuadrën nga kryeqyteti, kjo përballje vlen vetëm fitorja.
Të dyja duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00.