Ballkani ka arritur të mposht Malishevën në derbin e xhiros së 13-të me rezultat minimal 1-0.
Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur Sunday Adetunji bëri një veprim të bukur në zonë dhe me një gjuajtje edhe më të bukur shënoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me Malishevën që medomos kërkonte barazimin, duke krijuar disa raste të mira shënimi.
Edhe vendasit krijuan raste shënimi, por pa arritur të gjenin golin e dytë.
Në minutën e 92-të, Etnik Brruti bëri një goditje spektakolare nga distanca, por që ajo shkoi pak mbi portë.
Me këtë fitore Ballkani i bashkohet Dritës në krye të kampionatit me 25 pikë, derisa Malisheva mbetet e treta me 22 sosh.
Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Dukagjinin në stadiumin ‘Liman Gegaj’.