Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje që janë në program që të zhvillohen në xhiron e parë.
Dy ndeshje janë zhvilluar ditën e djeshme dhe dy të tjera do të zhvillohen sot, në Suharekë dhe në Prishtinë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para tifozëve të vet do të filloj mbrojtjen e titullit ku përballë ka Dukagjinin.
Suharekasit pas disfatës nga Larne synojnë këndelljen dhe të nisin mbarë edicionin e ri.
Në anën tjetër Dukagjini i Ismet Munishit synon që të shkaktoj befasi në Suharekë.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet, prej ku Prishtina pret Suharekën me fillim nga ora 19:00.
Kryeqytetasit me trajner të ri dhe shumë përforcime synojnë ta nisin me fitore, derisa skuadra e futur për herë të parë në Superligë kërkon të nisë mbarë edicionin e ri të garave.