Anita Dervishi kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo renditet e treta në qarkun e Durrësit në partinë e deputetit të listës “Basha” Kujtim Gjuzi.
Dervishi bie në sy për shkak të fotove shumë provokuese që publikon në Instagram.
Siç shihet edhe nga fotot, vetëm kohët e fundit ajo ka publikuar foto të programit ndërsa më herët kishte bërë foto me politikanë të ndryshëm.
Si duket tashmë Dervishi synon që të hyjë në Parlament duke u bërë deputete.
Ajo do të kandidojë në Durrës për partinë e kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, i cili është regjistruar në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.