spot_img

Kanë dal detaje të rënda nga përdhunimi i 23-vjeçares, Dani Alves rrezikon 12 vite

spot_img

Ylli brazilian i futbollit, Dani Alves mbahet në paraburgim që nga 20 janari, pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub në Barcelonë natën e 30 dhjetorit.

Gjykata e Barcelonës do të prononcohet sot, me mbrojtjen që kërkon lirimin e lojtarit, ndërsa Prokuroria Publike dhe ajo private shpresojnë që ai të mos lirohet.
Çfarë ndodhi në disko?

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit ka rrëfyer se ka pasur marrëdhënie seksuale, pasi në fillim e mohoi një gjë të tillë. Një gënjeshtër e thënë për të fshehur tradhtinë nga gruaja e tij dhe për të shpëtuar martesën (Joana Sanz ka bërë kërkesë për divorc).

Fillimisht deklaroi se e njihte viktimën, më pas deklaroi se vetëm e kishte “ngacmuar”, dhe në fund ndryshoi krejtësisht versionin e dëshmive të tij, duke pranuar se kishte pasur një marrëdhënie konsensuale me të.

“El Periodico” ka publikuar së fundmi disa detaje të përdhunimit: “Dani Alves do të kishte kaluar 16 minuta në banjë me vajzën, pas së cilës do të ishte filmuar nga një kamera e sigurisë duke injoruar viktimën, e cila qante dhe ngushëllohej nga miqtë dhe stafi i disko, dhe nuk do të largohej para se të pinte një pije të fundit.”Në një situatë të tillë, Alves rrezikon një dënim përfundimtar nga 4 deri në 12 vjet burg.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img