spot_img

Kapiteni i Armenisë thirret në ushtri për të luftuar kundër Azerbajxhanit

spot_img

Kapiteni i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, nuk mund t’i bashkohet klubit të vet grek, Larissa, për shkak se atdheu i tij është buzë luftës me Azerbajxhanin .

Shkuarja e mbrojtësit Haroyan në Greqi për t’iu bashkuar klubit të vet Larissa është shtyrë për shkak se ai është thirrur për t’iu bashkuar ushtrisë, si pasojë e konfliktit të armatosur në përshkallëzim e sipër mes vendit të tij dhe Azerbajxhanit, transmeton Gazeta Express.

28-vjeçari, i cili i ka bërë 51 paraqitje për kombëtaren armene, nuk mund të largohet nga shteti, sipas menaxherit të tij.

“Ai është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40-vjeçare dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës”, thuhet në mesazhin e dërguar nga menaxheri i tij te pronari i Larissa, Alexis Kouyias, raporton gazeta franceze L’Equipe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img