Amir Rrahmani sot në ndeshjen Fiorentina – Napoli, e ka bllokuar totalisht sulmuesin serb Vlahovic.
Sulmuesi serb që ka realizuar 21 gola, sot nuk kishte asnjë goditje në portën e Napolit.
Po ashtu Rrahmani ka nxjerr një penallti në këtë sfidë, penallti të cilën e ka shkaktuar serbi tjetër Milenkovic, i cili ka ndërhyrë në Rrahmanin.
Napoli pas kësaj fitore 0:2, tani ka 76 pikë dhe renditet në vendin e tretë në Serie A
Sajti sofascore, i cili merret me statistikat, ka vlerësuar si mbrojtësin më të mirë të ndeshjes, me notën 7.6.