spot_img

Kardiokirurgu shqiptar jep lajmin e mirë: Shkencëtarët janë një hap drejt trajtimit të COVID-19

spot_img

Kardiokirurgu i njohur shqiptar, prof. Edvin Prifti ka dhënë një lajm të mirë. Sipas Priftit shkencëtarët në Romë janë një hap drejt trajtimit të COVID-19 dhe kura do të gjendet patjetër.

Prifti thotë se shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë që gjendet në qumështin e nënës dhe shkatërron ARN-në virale duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut.

Sipas studimit në fjalë, kjo proteinë shpjegon edhe faktin se pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi.

Postimi i plotë i prof. Priftit

Universiteti i La Sapiencës dhe i Tor Vergatës në Romë, demonstrojnë një hap drejt trajtimit të Covid19. Shkencëtarët kanë zbuluar që LAKTOFERRINA mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid19. Kjo është një proteinë e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferrina gjendet me shumicë në kulloshtrën e nënës.

Përveç shumë efekteve mbrojtëse që ka, ajo shkatërron ARN virale dhe nuk lejon transkriptimin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut. Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mirë që zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiencës në Italinë fqinje. Kjo më jep kënaqesin dyfish se është universiteti ku mora një pjesë te rëndësishmesh të edukimit tim.

Ky është një tregues që kura do të gjendet patjetër. Gjithë energjitë e njerëzimit janë fokusuar ne këtë. E rëndësishmesh është që kjo sëmundje do na mësojë shumë. Do na tregojë se kush punon realisht për njerëzimin dhe kush jo! Do tregojë se akademizmi kapitalist i cili nuk nxit kërkimin shkencor në funksion të njerëzimit por vetëm të tregut dhe pushtetit duhet të marrë fund njëherë e mirë. Mendoj që Covid19 do të vërë piketa të reja për njerëzimin kudo ku ai është. Prandaj edhe reagimi nuk duhet të jetë vetëm shkencor por edhe qytetar, moral dhe ligjor.

Italia fqinje, universitetet e se cilës po mbrojnë me ngulm thërrmijat e akademizmit puritan dhe atij klasik po i jep leksione gjithë botës mbi të rejat shkencore për trajtimin e Covid19 duke filluar që nga Tocilizumab që ishte gjetje e një mjeku nga Napoli, ozonoterapia, dhe tashmë laktoferrina. Ky kërkim shkencor i këtij niveli, me financime nga më të reduktuarit në Evropë, janë arritje të punës vetëmohuese në shërbim të njerëzimit të këtij populli që i ka dhënë aq shumë këtij planeti. Një shembull për të gjithë ne.

NGJARJE TË TJERA

spot_img