Karim Benzema u shpall fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022.
Sipas mediave të huaja, Benzema me këtë fitore konfirmoi atë që prej kohësh ka qenë një “sekret i hapur”.
Ky është Topi i Artë i tij i parë.
Sulmuesi i Real Madrid mori çmimin për lojtarin më të mirë në botë, në një gala të mbajtur pasditen e së hënës në “Théâtre du Châtelet” të Parisit.
Aty sulmuesi francez ndau gëzimin me partneren e tij aktuale, por edhe me ish-in.
Pasi në sallë ndodheshin si e dashura e tij e re Jordan Ozuna ashtu edhe ish-gruaja dhe nëna e djalit, Cora Gauthier.
Megjithatë, si Jordan Ozuna ashtu edhe Cora Gauthier nuk u fotografuan pranë fituesit të Topit të Artë, i cili zgjodhi ta pranonte çmimin me djalin e tij, me të cilin u fotografua edhe në tapetin e kuq.
Jordan Ozuna, e cila mbërriti e vetme në gala, u ul dy rreshta pas Benzemas.