Ish futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë dhe Shqipëri, Kastriot Rexha në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, e ka kritikuar jashtëzakonisht shumë vendimin që e mori klubi i Feronikelit 74 ditën e enjte për tu tërhequr nga garat e organizuara nga Federata e futbollit të Kosovës.
‘Është interesante me pa, jo vetëm Feronikeli 74, por edhe skuadrat tjera po reagojnë ndajnë gjyqtarëve, së fundmi edhe Ferizaj ma herët ka qenë Llapi por edhe Ballkani janë shumë skuadra që në momentin që nuk po kanë rezultate në fushë po ankohen në gjyqtarë. Është normale me u anku në gjyqtarë, këtë rast ndoshta Feronikeli 74 ka qenë ndonjëherë me i dëmtuar apo ndoshta skuadra e Prishtinës apo ndonjë skuadër tjetër. Por vendimi me u largu nga Liga është shumë i ngutshëm’ tha Rexha
Sidoqoftë Rexha, potencoi që anulimi i vendimit nga Kryesia e klubit me pas të premten është vendim shumë i mirë.