Nënkampioni i Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit nga Suhareka, ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin, Gëzim Morina.
Numri 6 i suharekasëve do të jetë pjesë e ekipit të qytetit të tij deri në vitin 2028, njofton Klankosova.tv.
Që në edicionin e parë kur Morina erdhi nga Sllovenia, me Yllin ka fituar katër trofe. Ligën e Parë Unike, Superkupën Mbarëkombëtare dhe dy tituj kampioni të Kosovës.
31 vjeçari është reprezentues i ekipit kombëtar të Kosovës.