spot_img

KBF Bashkimi kampione e Kosovës 23/24 – kompleton tripletën

spot_img

Pas Superkupës dhe Kupës, vjen edhe titulli kampion. Jo për herë të parë, por për të dytën herë me radhë – dhe kështu vajzat e KBF Bashkimi shkruajnë historinë e basketbollit të femrave në Kosovë – për këtë arritje.

Bashkimi ka fituar edhe serinë e tretë finale të “Play-off”-it ndaj Prishtinës, kësaj radhe me rezultat 72:53 (15:8, 22:14, 14:20, 21:11), për të mbrojtur titullin e kampionit, derisa edicionin e suksesshëm e përfunduan me tre trofe, pasi më herët fituan Kupën dhe Superkupën.

Pas një fillimi të barabartë, vendaset filluan të shkëputen, duke e fituar çerekun e parë 15:8. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për tu shkëputur më shumë, për të shkuar në pushim me rezultat 37:22.

KBF Bashkimi

Epërsinë prej 15 pikëve e ruajtën deri në dy minutat e fundit, kur prishtinaset arritën të ngushtojnë shifrat në 51:42. Por, në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi thelloi epërsinë dhe triumfoi 72:53.

Kështu Bashkimi arriti të mbrojë titullin e kampionit, derisa këtë edicion kanë fituar edhe Kupën e Superkupën.

Medaljet e arta dhe të argjendta janë ndarë nga Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

MVP është shpallur Adrienne Godbold e Bashkimit, e cila mbylli ndeshjen me 26 pikë e 11 kërcime, derisa çmimi është ndarë nga Linda Shala.

Në fund Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka ndarë trofeun e kampionit për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri, me çka përfundoi ky edicion në Superliga Femrat.

NGJARJE TË TJERA

spot_img