Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është njëra nga më të kërkuarat në fushën e modelingut.
Kjo vjen si shkak i bukurisë, dhe linjave trupore të cilat ajo nuk i kursen për t’i vënë në pah me ndjekësit e saj.
Ajo tërheq vëmendje të madhe përmes imazheve, të publikuara në mënyrë të vazhdueshme, nga udhëtimet e ndryshme nëpër botë.
Kësaj radhe, bukuroshja bionde ka vendosur që të qëndrojë në një vend më të qetë, ku edhe dëgjohet rrjedha e një ujëvare.
Fotografi të tilla ajo i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku edhe asetet e formëruara të saj nuk kanë lënë pa u komentuar.
Së fundmi ajo ishte komentuar edhe për jetën sentimentale, ku është aluduar për një lidhje të mundshme me reperin Seven Saraqi.
Ajo i ka hedhur të gjitha këto deklarata poshtë, ndërsa ka vendosur të gjejë kohë për veten në një vend të mrekullueshëm. /Telegrafi/