Azerbajxhani njoftoi se më shumë se 550 ushtarë të ushtrisë armene u vranë dhe u plagosën në përleshjet e djeshme.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, gjatë përleshjeve u shkatërruar 22 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 15 sisteme raketash kundërajrore OSA, 18 mjete ajrore pa pilot, 8 topa të artilerisë të ushtrisë armene.
Sipas deklaratës, më shumë se 550 ushtarë armenë u vranë dhe u plagosën, ndërsa u shkatërruan edhe 3 depo municioni që i përkisnin ushtrisë armene. Në përleshjet rreth fshatit Talysh afër zonës Terter, komandanti i batalionit ajror armik, nënkoloneli Lernik Babayan, u vra dhe personeli i njësisë ushtarake nën komandën e tij pësoi humbje të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se disa lartësi rreth fshatit Talysh u pastruan nga forcat pushtuese.
Ministria publikoi gjithashtu imazhe ajrore të kufomave të ushtarëve armenë. Në deklaratë, u raportua se pozicionet e ushtrisë armene u goditën me raketa dhe artileri dhe forcat armene u tërhoqën. “Për shkak të numrit të madh të ushtarëve të plagosur në ushtrinë armene, ka një mungesë hapësire në spitalet ushtarake dhe spitalet civile, ndërsa po jetohet edhe mungesë në rezervat e gjakut. Si gjithmonë, pala armene fsheh numrin e vërtetë të viktimave në ushtri nga njerëzit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Nga ana tjetër, Azerbajxhani paralajmëroi ushtrinë armene, e cila vazhdon të qëllojë mbi vendbanimet civile. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, bëhet e ditur se ushtria armene hapi zjarr në qytetin Terter nga orët e mëngjesit, ndërsa thuhet se “Ne e paralajmërojmë Armeninë për herë të fundit. Edhe ne do të kundërpërgjigjemi për të marrë masa”.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev nënshkroi dekretin për të deklaruar mobilizim të pjesshëm në vend. Sipas dekretit, Shërbimi Ushtarak dhe i Mobilizimit të Azerbajxhanit do të zbatojë masa në lidhje me rekrutimin e ushtarëve, mobilizim dhe transportin e tyre. Përleshjet filluan dje në mëngjes pasi forcat armene hapën zjarr në vendbanimet civile të Azerbajxhanit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan. Pas kësaj Ushtria Azerbajxhanase nisi një kundërsulm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi./TRT/
Top Channel