spot_img

Kenan Haxhihamza shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligë

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Kenan Haxhihamza.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Bujar Guta dhe Isuf Llumnica.

Ky komision u dakordua që epiteti i yllit të javës t’i takojë portierit të FC Dukagjini, Kenan Haxhihamza, pasi në ndeshjen kundër Prishtinës pati 6 pritje të shkëlqyeshme, duke qenë kësisoj më meritori për fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, me shifrat 1:2.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Dukagjini, Kenan Haxhihamza e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim biznesi në Albi Group.

NGJARJE TË TJERA

spot_img