spot_img

Këndellët Ballkani, mund Dukagjinin në Klinë

spot_img

Skuadra kampione, FC Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në Klinë, ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1.

Përkundër se rezultati ishte i ngushtë, fitorja e kampionit nuk u diskutua në asnjë mënyrë pasi Dukagjini ishte me lojtarë të rinj në këtë takim me trajnerin Armend Dallku që kishte ruajtur lojtarët kryesorë për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Vetëm pas një minute, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Meriton Korenicës.

Ishte minuta e 27-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan me Gripshin për 2-0 nga penalltia.

Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte goli i nderit nga Rugova për 1-2.

Ballkani vazhdon si lider me 48 pikë, derisa Dukagjini i Klinës mbetet në pozitën e gjashtë me 30 pikë.

Dukagjini sërish do të luaj para adhuruesve të vet derisa pret Fushë Kosovën, ndërsa Ballkani takohet me Malishevën në Suharekë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img