spot_img

Këngëtarja e njohur kosovare infektohet me koronavirus (FOTO)

spot_img

Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Emini, ka njoftuar miqtë e saj në rrjetet sociale se është infektuar me coronavirus.

Në një status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Adelina ka shkruar se edhe pse gëzon shëndet të plotë dhe është pa simptoma, analizat e kryera të shtunën e nxorën pozitive me COVID-19.

Teksa do të futet në izolim për ta tejkaluar gjendjen me virus, Emini u bën thirrje miqve dhe fansave të saj që të kenë sa më shumë kujdes dhe të ruajnë shëndetin e tyre.

Ky është statusi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore.

Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, ka shkruar Adelina Emini në Facebook.

Përndryshe, e shëruar nga coronavirusi pak javë më parë njoftoi të jetë këngëtarja tjetër e njohur shqiptare e cila gjithashtu ka të njëjtin emër – Adelina Thaçi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img