spot_img

Kërkesa e Trump nuk “piu ujë”, Irani ekzekuton sportistin kampion

spot_img

Irani nuk e ka marrë aspak parasysh kërkesën e Donald Trump për t’i falur jetën sportistit, Navid Afkari, i cili ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një rojeje sigurie me thikë, gjatë protestave të vitit 2018.

Ish-kampioni i sportit të mundjes është ekzekutuar dje në burgun ku mbahej prej gati dy vitesh.

Për faljen e jetës së tij u angazhua jo vetëm Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, por edhe shumë sportistë nga e gjithë bota.

Mbi 82.000 atletë nga e gjithë bota, kërkuan unanimisht përjashtimin e Iranit nga çdo aktivitet sportiv botëror, nëse ekzekutohej Afkari.

Megjithatë lutjet, thirrjet e presioni nuk ndikuan aspak që në Iran të kursehej jeta e sportistit 27-vjeçar i cili u ekzekutua pikërisht dje.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img