spot_img

Kërkohen qobanë paga 700 euro

spot_img

Mungesa e fuqisë punëtore është një prej temave që kanë ngritur prodhuesit kosovar në emisionin “KALLXO Pernime”.

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka Hallall Food” gjatë këtij emisioni, ka thënë se nuk ka njerëz që as me rrogë deri 700 euro pranojnë për t’i ruajtur bagëtitë. “Kthehemi në vitin 1999 kur Kosova e ka humb Fondin e Bagëtive, prej asaj kohe ka ngel një e katërta (e bagëtive që Kosova i ka pas). Kur shkatërrohet një fond i bagëtive i një vendi, humbin edhe njerëzit që janë marrë me bagëti, humbin qobanat.

A e dini për momentin sa e vështirë është me gjetë (me punësu) një qoban? Unë i kisha mbajtë 10 mijë copa dhenë, por nuk mundësh me gjetë njërëz të gatshëm që që pranojnë (me punu si qoban) për 500 euro në muaj. Nuk vjen kush për 500 euro me i ru dhetë. Edhe 700 euro është diskutabile. Problemi është se na i kemi humbë njërëzit që janë marrë me bagëtitë, na duhet tash me kriju njerëz” – ka thënë Piraj në KallxoPernime.

Njëjtë edhe Bedri Kasumi nga kompania “Pestova”, ka ngritur si problem mungesën e punëtorëve.
Ai thotë se edhe rroga 750 euro me dy shujta ditore, nuk është i tërheq ata për të punuar tokën. Ai thotë se i ka 250 punëtorë të rregullt. Shumica theksoi se janë të komunitetit joshqiptar.“Është shumë problem [me gjet punëtorë], edhe ky problem po vjen duke u rritë për çdo ditë e më shumë. Do të thotë kur ka qenë rroga 350 euro, ne kemi pasur punëtorë sezonal sa të duash edhe ata (në të kaluarën) kanë folë shqip, do të thotë (kanë qenë) shqiptarë. Kur sot është 750-900 [rroga] me dy shujta dite, dhe është aq punë e lehtë sepse bëhet me pajisje, nuk ke njerëz që donë” – ka thënë Kasumi.“I kam 250 puntorë të rregullt. Më shumë janë jo shqiptarë, saktësisht (po punësojmë) serb dhe romë. Trajtohen në mënyrën më të mirë dhe punojnë në mënyrën më të mirë të mundur. Kjo është çështje që duhet me i diskutu. Unë ndalem dhe mendoj që pse po ndodhë kjo, nuk kam përgjigje. Ne (shqiptarët) s’po e dojna as punën e as lopën (e as tokën)” – ka theksuar ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img