spot_img

Kështu duken zyrat e OVL UÇK pas largimit të Eulex-it

spot_img

(E plotësuar) – ​Largohet Eulex-i, veteranët kthehen në zyra

Pas përfundimit të bastisjes në zyrat e OVL-UÇK-së, njësitet speciale të Eulex-it janë larguar nga objekti i ndërtesës ku janë zyrat veteranëve.

Me të ndodhur kjo veteranët që ishin mbledhur para selisë ia mësynë kësaj të fundit për të parë nga afër se çka kanë lënë pas njësitet e Eulex.

​Përfundon bastisja në OVL UÇK, ja çka mori me vete EULEX-i

Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i.

Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e Eulex-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza.

Ai ta se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

***

Tomë Gashi, avokati i OVL UÇK-së, ka folur për bastisjen e zyrës dhe arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate që janë bërë sot nga Gjykata Speciale.

Gashi ka thënë se ata janë në zyre të OVL të UÇK-së për gati tetë orë dhe se munden të jenë në fazën e përfundimit të bastisjes.

“Ne themi se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arrestimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt. Ne nga ajo që e kemi parë Z. Gucati është arrestuar në lidhshmëri me dokumentet që janë sjell nga persona të paftuar në OVL të UÇK-së”.

“Ata tani janë duke bërë një bastisje rutinore nuk ka asgjë spektakolare janë duke konfiskuar thjesht shtëpiza të kompjuterëve për të parë eventualisht mos po gjendet ndonjë gjurmë inkriminuese”.

“Unë besoj se gjithë fajin mund ta ketë Gjykata Speciale që i ka lejuar t’i rrjedhin këto dokumente dhe jo OVL e UÇK-së, meqenëse se ata kanë thënë gjithmonë që dokumentet që i kanë sjell personat për tre rastet do t’i bëjnë publike meqenëse kjo organizatë është kundër Gjykatës Speciale dhe shihet bashkëpunimi i organeve të Serbisë me Gjykatën Speciale”.

Gashi ka thënë se nga Haga mendojnë se janë kopjuar dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dhe se për këtë po e bëjnë sipas tij bastisjen.

“Ata mendojnë se mos janë kopjuar gjëra të tjera të dokumenteve, gjë që nuk ka ndodhur dokumentet gjithmonë hetuesit i kanë marrë ato që kanë mbetur”.

“Unë besoj që kjo është aranzhuar nga Gjykata Speciale së paku ta mbrojë fytyrën e vet, sepse dokumentet atyre ju kanë rrjedhur dhe jo që dikush i ka prodhuar apo që i ka sjell dikush me ftesë të OVL UÇK-së”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img