Tashmë kanë filluar edhe përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë për listat zgjedhore të partive.
E Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar me disa prej tyre.
Nga Dega e III-të e LDK-së në Prishtinë do të jenë Arban Abrashi, Avdi Pireva dhe Doruntina Maloku.
Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së për gazetën “Bota sot”.
Aktualisht Abrashi është ministër në detyrë i Infrastrukturës, ndërsa Maloku deputete.
Nga dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, kandidat për deputet do të jetë Florian Dushi, që aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Istog janë Ilir Ferati, Shkëmb Manaj dhe Besart Dreshaj.
Ferati e ka konfirmuar këtë për “Bota sot” kandidimin.
Ai dhe Manaj janë deputetë edhe në këtë legjislaturë, ndërsa Dreshaj zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Përpos këtyre, kandidat nga Malisheva për deputet do të jetë edhe deputeti Fetah Rudi.
“Bota sot” do t’ju mbajë të informuar për emra të tjerë.