Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj janë dy personat që sot vdiqën si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.
Për këtë eventi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerëve.
“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, shembjen e dheut në Minierë e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.
Ymeri ka thënë se nuk dihet ende për fatin e punëtorëve të cilët kanë mbetur brenda minierës së shembur, mirëpo pritet të dihet nga ekipi i shpëtimit që kanë hyrë në minierë.
“Tani u njoftuam nga ekipa e minierës që ka ndodh një tragjedi sot, ku është shembur dheu brenda në minierë dhe për momentin po dyshohet se dy viktima kanë mbetur si pasojë e kësaj ndodhie. Po presim nga ekipi i shpëtimit që të bëjnë të ditur lidhur me fatin e punëtorëve të mbetur brenda minierës”,tha ai./gazetametro.net