Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Pesë ndeshje interesante na presin të mërkurën dhe të enjten, ndërsa loja kryesore është pa dyshim ajo mes Malishevës dhe Llapit.
E sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i përcaktimit të referëve dhe i asistentëve të VAR-it për këtë xhiro.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.